Një incident sulmi ka ndodhur më 29 shtator në qytetin e Durrësit, gjatë ekskursionit të organizuar për nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Rifat Gjota” në Pejë.

një nxënës është sulmuar fizikisht në hapësirat e hotelit ku po qëndronin nxënësit, konkretisht në pjesën ku ndodhet pishina.

Ngjarja, sipas burimeve, ka ndodhur në prani të një numri të nxënësve dhe personave të tjerë, ndërsa dyshohet se është filmuar edhe nga një prej të pranishmëve.

“Po, ai mund të cilësohet si sulm, por ai është gjë tjetër. Policia është duke u marrë me këtë rast. Ai djali është duke u deklaruar në polici, si dhe kujdestarja e klasës, asgjë më tepër”, tha Kastrati.

I pyetur nëse i dyshuari për sulmin ndaj nxënësit është pjesëtar i stafit arsimor, drejtori Kastrati nuk ka dhënë përgjigje të mëtejshme.

Driton Rugova, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Më datën 01.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në qytetin e Durrësit, në Shqipëri kishte sulmuar fizikisht një person tjetër, që në këtë rast është viktimë e rastit. Incidenti ka ndodhur gjatë një ekskursioni të shkollës. Pas intervistimit, i dyshuari, me urdhër të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, tha Rugova.

Deri tani, nuk ka konfirmim zyrtar nga policia lidhur me identitetin apo pozitën e të dyshuarit në raport me shkollën.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Digjet një shtëpi në rrugën “Çene Avdyli”, dy persona të lënduar

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri dje në rrugën...

Topics

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Digjet një shtëpi në rrugën “Çene Avdyli”, dy persona të lënduar

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri dje në rrugën...

Peja mposht Trepçën në “Minatori”, kampionët pësojnë humbjen e parë në Superligë

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka pësuar humbjen...

Përditësim: Konfirmohet se një fëmijë është goditur nga vetura në Pejë

Pas informacionit të raportuar më herët nga PejaInformation, i...

Pejë: Dyshohet se një vajzë është goditur nga një veturë

PejaInformation ka pranuar informacione nga qytetarët se një vajzë...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img