Peja Information ka siguruar emrat e tre personave të dyshuar për posedim të narkotikëve, të cilët u arrestuan mbrëmë gjatë një kontrolli policor në fshatin Dollc të Klinës.
Peja Information Sinjalit bëjnë me dije se të arrestuarit janë Ylli Neziri, Behar Zymberi dhe Amerilda Kurti.
Tre të dyshuarit u ndaluan rreth orës 23:35 të 30 shtatorit, kur Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, në bashkëpunim me Stacionin Policor në Klinë, ndaloi për kontroll një veturë të tipit Audi A6.
Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh u gjet rreth 1 kilogram substancë e dyshuar si marihuanë.
Përveç narkotikëve, policia ka sekuestruar edhe 1,250 euro para të gatshme, tre telefona mobilë, dy thika dhe veturën.
Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga DHTN në Pejë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





