Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur me një incident që, sipas tij, ka ndodhur sot në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë.

Qytetari tregon se vëllai i tij i vogël, nxënës i klasës së gjashtë, është kthyer nga shkolla i shqetësuar dhe i ka treguar se dy nxënës dyshohet se kanë rrahur një nxënës të klasës së tetë.

Sipas asaj që i është thënë qytetarit, nxënësi i sulmuar dyshohet se ka pësuar lëndime në fytyrë, deri në atë masë sa fytyra i është mbuluar me gjak. Raportohet gjithashtu se është kërkuar ndihma e autoambulancës dhe nxënësi është dërguar për trajtim mjekësor.

Qytetari shpreh shqetësimin e tij dhe pyet pse raste të tilla që ndodhin në shkolla nuk bëhen publike, duke ngritur dyshime se mund të heshtën për të mos dëmtuar imazhin e institucionit.

PejaInformation thekson se informacioni është dërguar nga një qytetar dhe, deri në këto momente, nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia apo institucionet përkatëse. Për këtë arsye, rrethanat e sakta të rastit dhe gjendja shëndetësore e nxënësit mbeten për t’u konfirmuar.

Redaksia jonë do të ndjekë rastin dhe do të publikojë çdo informacion të ri të konfirmuar nga institucionet.

Hot this week

Sherri për një kredi përfundon në dhunë në Pejë – ngjarja filmohet nga qytetarët.

Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve për çështje financiare dhe nënshkrimin...

Tre zyrtarë institucionalë intervistohen sot për rastin e Arlinda Zekajt 

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur...

Aktgjykimi për Gllogjanin: Pse u liruan të akuzuarit nga akuzat për vrasjen e trefishtë?

Gati tre muaj pas shpalljes së vendimit, arsyetimi me...

Arrestohet i dyshuari për rastin e dhunimit seksual në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për...

ÇFARË PO NDODH ME BESËN? – REAGIM PAS POSTIMIT TONË TË MËHERSHËM

Pas reagimeve të shumta që mori postimi ynë i...

Topics

Sherri për një kredi përfundon në dhunë në Pejë – ngjarja filmohet nga qytetarët.

Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve për çështje financiare dhe nënshkrimin...

Tre zyrtarë institucionalë intervistohen sot për rastin e Arlinda Zekajt 

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur...

Arrestohet i dyshuari për rastin e dhunimit seksual në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për...

ÇFARË PO NDODH ME BESËN? – REAGIM PAS POSTIMIT TONË TË MËHERSHËM

Pas reagimeve të shumta që mori postimi ynë i...

Derbi i vjetër Peja – Trepça, kush triumfon në xhiron e nëntë?

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë javë me...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img