Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin e Pejës, ku jetën ka humbur një fëmijë vetëm 5-vjeçare.
Sipas informatave fillestare, dyshohet se fëmija ka mbetur i zënë nën derën e oborrit, në rrethana që ende nuk janë bërë plotësisht të ditura.
Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe, ndërsa humbja e jetës së një fëmije në moshë kaq të re është një tragjedi e rëndë për familjen dhe të gjithë ata që i njohin.
Rrethanat e sakta se si ka ndodhur kjo ngjarje tragjike pritet të bëhen të ditura pas hetimeve nga organet kompetente.
🕊️ Ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë humbje të rëndë. Zoti u dhëntë forcë dhe sabër për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
📍 Treboviq, Pejë
#PejaInformation #Pejë #Treboviq #Lajme





