Të shtëna me armë në Junik: 42-vjeçari pranon se qëlloi pa arsye, Policia i sekuestron TT-në dhe 52 fishekë

Të shtëna me armë zjarri kanë alarmuar qytetarët pasditen e 18 shtatorit në rrugën “Luan Haradinaj” në Junik, ku Policia ka intervenuar pas një telefonate në linjën 192.

Aty është hasur i dyshuari S.P., 42-vjeçar, i cili, sipas informacioneve që ka siguruar PejaInformation, ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, pa ndonjë arsye të caktuar.

Policia e ka arrestuar dhe i ka sekuestruar një pistoletë TT M57, kalibër 7.62 mm, prodhim jugosllav, një karikator dhe 52 fishekë të të njëjtit kalibër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe tetë gëzhoja, të cilat dyshohet se janë shkrepur nga e njëjta armë.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.

Ndaj tij janë iniciuar rastet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, 42-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img