Sezoni i ri i basketbollit kosovar nis me një përballje të fortë mes dy skuadrave me traditë, KB Peja dhe Sigal Prishtina.
Në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në basketboll, Peja do të udhëtojë drejt kryeqytetit, ku të shtunën do të përballet me Prishtinën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Përballja pritet të sjellë atmosferë të veçantë në tribunat e Pallatit të Rinisë, duke marrë parasysh rivalitetin e gjatë mes dy skuadrave.
Për të dyja ekipet, kjo ndeshje përbën edhe sfidën e parë zyrtare të sezonit, me synimin për ta nisur kampanjën e re me rezultat pozitiv.
📍 Pallati i Rinisë dhe Sporteve – Prishtinë
📅 E shtunë, 19 shtator
⏰ 17:00
KB Peja – e gatshme për startin e sezonit të ri.






