E ofendoi, e goditi me shuplaka dhe i tha të dilte nga shtëpia – 20-vjeçarja denoncon bashkëshortin në Pejë 

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar pak pas mesnatës në fshatin Gorozhdevc të Pejës, ku një 20-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikike.

Peja Information bëjnë me dije se rasti është raportuar më 13 shtator, rreth orës 00:00.

Sipas deklarimit të viktimës, pas një zënke mes çiftit, bashkëshorti i saj, F. M., 26-vjeçar, fillimisht e kishte ofenduar me fjalë fyese dhe më pas dyshohet se e kishte goditur katër herë me shuplaka në fytyrë.

Pas sulmit, ai dyshohet se i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ndërsa viktima është paraqitur më pas së bashku me një dëshmitar.

20-vjeçares i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa ajo ka refuzuar strehimin dhe është kthyer në shtëpinë e prindërve.

Për rastin janë njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.

Pas intervistimit në Njësinë e Hetimeve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për “Dhunë në familje” dhe “Sulm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img