Ra nga terasa e katit të gjashtë në Pejë, QKUK: E mitura është në gjendje të rëndë 

E mitura që ra nga terasa e një banese në katin e gjashtë në Pejë është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Kështu ka bërë të ditur për Peja Informstion drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Është trajtuar në QE poli traumë e tëndë,gjendje e rëndë,është transferuar në Mjekimin Intenziv të kl së Pediatrisë për trajtim të metutjeshëm”, tha ai për Pejen Information.

Pas rënies, e mitura fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa për shkak të gjendjes së saj është transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Ndërkohë, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas njoftimit për rastin.

Hot this week

Rast i rëndë në Pejë: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçareje

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit të...

Aksident trafiku në Gurrakoc, detaje të para nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku është raportuar në Gurrakoc, ku sipas...

Detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti kundërshton masën e paraburgimit

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës...

Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt 

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt,...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img