Pejë | Policia arreston 13 persona të kërkuar brenda një jave, tetë dërgohen për vuajtje dënimi

Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona të kërkuar në rajonin e Pejës, gjatë periudhës nga 14 deri më 20 gusht 2026, në kuadër të realizimit të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Sipas njoftimit të Policisë, personat e arrestuar dyshoheshin për vepra të ndryshme penale.

Nga 13 të arrestuarit, tetë persona janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në seanca gjyqësore.

Këta të fundit, pas pagesës së dënimit me gjobë, janë liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente për personat e kërkuar.

Hot this week

Nis protesta e kryetarëve të komunave para Qeverisë

Tashmë ka nisur edhe protesta e disa prej kryetarëve...

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e...

Zhegrova drejt largimit nga Juventusi, caktohet çmimi i tij

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket gjithnjë...

Punimet në Palestrën “Karagaçi” nisin menjëherë, investimi mbi 275 mijë euro

KB Peja ka njoftuar se punimet për renovimin e...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img