Arrestohet një person në Deçan, gjatë kontrollit të ATV-së i gjendet armë

Deçan, 23 gusht 2026 – 18:40 – Një person është ndaluar nga Policia në Deçan, derisa ishte duke drejtuar një motor katër rrotësh (ATV).

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit të mjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë së bashku me 28 fishekë.

Rasti ka të bëjë me dyshimin për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari, mashkull kosovar, është shoqëruar për intervistim lidhur me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Policia ka konfiskuar armën dhe municionin si prova të rastit, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen nga organet kompetente.

Hot this week

Nis protesta e kryetarëve të komunave para Qeverisë

Tashmë ka nisur edhe protesta e disa prej kryetarëve...

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e...

Zhegrova drejt largimit nga Juventusi, caktohet çmimi i tij

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket gjithnjë...

Punimet në Palestrën “Karagaçi” nisin menjëherë, investimi mbi 275 mijë euro

KB Peja ka njoftuar se punimet për renovimin e...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img