Ekskluzive | Videoja nga ahengu e “tradhton” 58-vjeçarin në Istog – shihet duke shtënë me armë pa leje

Një video-incizim nga një aheng familjar në fshatin Lubozhdë të Istogut ka çuar Policinë te një 58-vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë festës, mëson Peja Information

Peja Information bëjnë të ditur se i dyshuari është Selim Sejdijaj 58-vjeçar.

Rasti është zbuluar pasi Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Istog ka pranuar një video, në të cilën shihet një person duke shkrepur me armë në një aheng familjar.

Pas pranimit të pamjeve, hetuesit kanë ndërmarrë veprime dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë shkuar te i dyshuari.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Sejdijaj ka pranuar para hetuesve se kishte shtënë me një armë me gaz gjatë ahengut familjar, si dhe se për armën nuk posedonte leje.

Arma është sekuestruar nga Policia, ndërsa 58-vjeçari është shoqëruar në Stacionin Policor në Istog, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Hot this week

Aksident në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e...

Sot rihapet gjykimi ndaj vëllezërve Mehmetaj për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot, nga ora 10:00, rihapet gjykimi ndaj Halil, Kastriot...

Kurti arrin në Kuvend për takim me Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin...

Ky është personi nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti i rëndë në Kliqinë

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur sot në...

Topics

Theren me thikë në Pejë, një person niset drejt QKUK-së

Një rast i therjes me thikë është raportuar në...

Raphinha, kapiteni i ri i Barcelonës

Raphinha është zgjedhur kapiteni i ri i Barcelonës, duke...

Aksident trafiku pranë Shkollës Ekonomike në Pejë

Një aksident trafiku është raportuar pasditen e sotme në...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img