Ky është i dyshuari për të shtënat ku mbeti i plagosur një person në Banjë të Pejës – ndodhet në arrati

Peja Information mëson se Vezir Haziraj është i dyshuari për të shtënat me armë zjarri që ndodhën pak më parë në fshatin Orroberd, në zonën e Banjës së Pejës, ku mbeti i plagosur një person.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, i plagosur ka mbetur Dardan Haxhiaj, i cili pas marrjes së ndihmës së parë është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

I dyshuari për plagosjen, Vezir Haziraj, dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka nisur një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit, të cilët po kryejnë ekzaminimet e para dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te përdorimi i armës së zjarrit.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img