Pas disa ditësh duke luftuar për jetën, ka ndërruar jetë 25-vjeçari Alban Xhemajli, i cili ishte lënduar rëndë në aksidentin e trafikut mes një kombi dhe një motoçiklete.
Aksidenti kishte ndodhur disa ditë më parë në fshatin Raushiq (Ramun), në komunën e Pejës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe sot është konfirmuar vdekja e tij.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Xhemajli, të afërmve dhe miqve. Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe e shpërbleftë me Xhenet.






