Nga gëzimi në zi: Një natë më parë Arianiti ishte në dasmë me babain, sot familja Çetaj u godit nga tragjedia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj dhe mbarë opinionin në Pejë.

Peja Information meson se Arianit Çetaj, 34 vjeçar është gjetur pa shenja jete paraditen e së enjtes në shtëpinë e familjes, në rrugën “Vëllazëria Dalemani” në Pejë.

Sipas Peja Information, vetëm pak orë më parë, Arianiti kishte qenë së bashku me babain dhe familjarët në një dasmë në Prizren. Ata ishin kthyer në shtëpi rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa secili ishte tërhequr për të pushuar.

Rreth orës 09:30, babai dhe vëllai i tij e kanë gjetur Arianitin të përkulur mbi një divan në tarracën e shtëpisë. Ata kanë kërkuar menjëherë ndihmën e Emergjencës dhe të Policisë, por mjeku kujdestar vetëm ka mundur të konstatojë vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit, krimteknikët dhe Prokurori i Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Peja Information i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Çetaj, të afërmve dhe miqve të të ndjerit. U prehtë në paqe.

Hot this week

Aksident në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e...

Sot rihapet gjykimi ndaj vëllezërve Mehmetaj për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot, nga ora 10:00, rihapet gjykimi ndaj Halil, Kastriot...

Kurti arrin në Kuvend për takim me Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin...

Ky është personi nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti i rëndë në Kliqinë

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur sot në...

Topics

Theren me thikë në Pejë, një person niset drejt QKUK-së

Një rast i therjes me thikë është raportuar në...

Raphinha, kapiteni i ri i Barcelonës

Raphinha është zgjedhur kapiteni i ri i Barcelonës, duke...

Aksident trafiku pranë Shkollës Ekonomike në Pejë

Një aksident trafiku është raportuar pasditen e sotme në...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img