Policia në Ulqin arreston tre shtetas të Kosovës, dyshohen për disa vjedhje

Policia e Ulqinit ka arrestuar tre shtetas të Kosovës, të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve në territorin e kësaj komune.

Sipas njoftimit të Policisë së Malit të Zi, aksioni është zhvilluar në zonën e Plazhit të Madh në Ulqin, me qëllim parandalimin e veprave penale të natyrës pasurore dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Gjatë kontrollit të tre personave me inicialet H.Q. (48), B.G. (50) dhe E.K. (28), si dhe automjetit të tipit “Audi A5” me targa polake, policia ka gjetur një pajisje elektronike të specializuar për hapjen pa autorizim të automjeteve.

Po ashtu, gjatë kontrollit janë sekuestruar mjete të tjera që dyshohet se mund të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale, si dhe para në vlerë prej 3 mijë e 785 euro dhe 960 marka konvertibile.

Sipas policisë, dyshohet se paratë e gjetura rrjedhin nga vjedhje të kryera në plazhet e Ulqinit.

Të dyshuarit janë shoqëruar në ambientet e Departamentit të Sigurisë në Ulqin, ndërsa ndaj tyre do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img