Ekskluzive | Të shtëna me armë në lokalet “Grand Antika” në Pejë – 64-vjeçari pranon se qëlloi me pistoletë me gaz

Një raportim për të shtëna me armë ka alarmuar Policinë në Pejë, duke çuar në ndërhyrjen e njësive policore dhe sekuestrimin e një arme me gaz.

Peja Information meson se i dyshuari është Sylejman Berisha rreth 64-vjeç.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur më 3 gusht, në rrugën “KFOR-it”, në afërsi të lokaleve “Grand Antika”, ku Policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së informatës, patrulla policore ka dalë në vendngjarje dhe ka zhvilluar bisedë me pronarin e lokalit. Gjatë intervenimit është paraqitur edhe Sylejman Berisha, i cili ka pranuar para zyrtarëve policorë se kishte shtënë me një armë me gaz.

I dyshuari e ka dorëzuar vullnetarisht armën, e cila është sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë për intervistim.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj Sylejman Berishës është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me urdhër të Prokurorit, 64-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Hot this week

Aksident në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e...

Sot rihapet gjykimi ndaj vëllezërve Mehmetaj për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot, nga ora 10:00, rihapet gjykimi ndaj Halil, Kastriot...

Kurti arrin në Kuvend për takim me Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin...

Ky është personi nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti i rëndë në Kliqinë

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur sot në...

Topics

Theren me thikë në Pejë, një person niset drejt QKUK-së

Një rast i therjes me thikë është raportuar në...

Raphinha, kapiteni i ri i Barcelonës

Raphinha është zgjedhur kapiteni i ri i Barcelonës, duke...

Aksident trafiku pranë Shkollës Ekonomike në Pejë

Një aksident trafiku është raportuar pasditen e sotme në...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img