Fisnik Asllani pranë transferimit te RB Leipzig, marrëveshja drejt finalizimit

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani është shumë pranë transferimit te RB Leipzig, ndërsa marrëveshja pritet të finalizohet gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas gazetës gjermane Bild, 23-vjeçari nuk do t’i bashkohet Hoffenheimit në kampin përgatitor në Seefeld të Austrisë, pasi largimi i tij nga klubi është afër realizimit.

Raportohet se RB Leipzig dhe Hoffenheim kanë arritur pothuajse marrëveshje të plotë, ndërsa kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u zgjidhur mes klubit dhe përfaqësuesve të futbollistit.

Mungesa e Asllanit në ndeshjet e fundit miqësore të Hoffenheimit kishte shtuar dyshimet se ai mund të largohej gjatë kësaj vere.

Në kontratën e Asllanit me Hoffenheimin ekziston një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por ajo ende nuk është aktivizuar zyrtarisht.

Vonesa në finalizimin e marrëveshjes lidhet me situatën në repartin ofensiv të Leipzigut, pasi drejtuesit e klubit synojnë fillimisht të qartësojnë të ardhmen e disa futbollistëve të skuadrës.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img