Ekskluzive | Të shtëna në aheng familjar në Pejë – 29-vjeçari dorëzon armën pas ndërhyrjes së Policisë

Një aheng familjar në Pejë është shoqëruar me të shtëna me armë, duke çuar në ndërhyrjen e Policisë dhe sekuestrimin e armës që dyshohet se është përdorur gjatë festës.

Peja Information mëson se i dyshuari është Ardijan Neziraj, rreth 29-vjeçar.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës 21:30, në rrugën “Bajram Muriqi” në Pejë, ku gjatë një ahengu familjar i dyshuari dyshohet se ka përdorur një armë me gaz.

Menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me pronarin e shtëpisë ku po mbahej ahengu, I.N, i cili ka konfirmuar se gjatë festës ishte shkrepur arma.

Burimet bëjnë të ditur se Ardijan Neziraj është paraqitur vetë para zyrtarëve policorë dhe ka dorëzuar vullnetarisht armën, e cila më pas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa pas intervistimit Ardijan Neziraj është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Hot this week

Aksident trafiku në Pejë, policia në vendin e ngjarjes – nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Raportohet për një incident në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së PejaInformation lidhur...

TRAGJEDI NË TREBOVIQ TË PEJËS: HUMB JETËN NJË FËMIJË 5-VJEÇARE

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur Treboviqin...

Topics

spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img