Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 02:30 pas mesnate, në rrethrrotullimin e rrugës “Zahir Pajaziti” në Pejë.
Sipas informacioneve fillestare, drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën, duke shkaktuar aksidentin. Si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore.
Rrethanat e sakta që çuan deri te aksidenti janë duke u hetuar nga organet kompetente.
Peja Information do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.






