Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë

Dy shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshime për krime lufte kundër popullësisë civile shqiptare në Kosovë.

Mediat në Kosovë i kanë identifikuar të arrestuarit si Momir Jakshiq 80 vjeç dhe Miljko Bishevaç 65 vjeç.

Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, rasti lidhet me ngjarjen tragjike të 19 prillit 1999, kur një grup civilësh shqiptarë të paarmatosur, që po lëviznin në drejtim të Malit të Zi, u ndaluan në vendin e quajtur Kalludra e Vogël, në komunën e Zubin Potokut.

Sipas dyshimeve, civilët fillimisht u plaçkitën, duke iu marrë paratë dhe sendet me vlerë, e më pas 23 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa trupat u varrosën në një lokacion pranë lumit në Kalludër të Vogël.

“Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civil shqiptarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës

Hot this week

Aksident në Zallq të Istogut, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e...

Sot rihapet gjykimi ndaj vëllezërve Mehmetaj për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sot, nga ora 10:00, rihapet gjykimi ndaj Halil, Kastriot...

Kurti arrin në Kuvend për takim me Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin...

Ky është personi nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti i rëndë në Kliqinë

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur sot në...

Topics

Theren me thikë në Pejë, një person niset drejt QKUK-së

Një rast i therjes me thikë është raportuar në...

Raphinha, kapiteni i ri i Barcelonës

Raphinha është zgjedhur kapiteni i ri i Barcelonës, duke...

Aksident trafiku pranë Shkollës Ekonomike në Pejë

Një aksident trafiku është raportuar pasditen e sotme në...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img